0.7 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Viktima 22 vjeçare nga Gjilani, Ministria e Shëndetësisë sqaron pse nuk u raportua vdekja e saj

Një 22 vjeçare nga Gjilani ka humbur të marten betejën me Covid -19.

U bë shumë zhurmë pse ajo nuk figuronte në të dhënat e raportit 24 orësh të Insitutit të Shëndetësisë Publike.

Ministria e Shëndetësisë, ka sqaruar rastin e 22 vjeçares që kishte vdekur dje nga Covid-19 por që nuk u raportuar dje në të dhënat 24 orëve të Insitutit të Shëndetitë Publik.

Drejtori për informim në Ministrinë e Shëndetësisë, Faik Hoti në një prononcim për Gazetën Insajderin, ka thënë se rastet e vdekjeve të datës 7 shtator, raportohen me 8 shtator sepse raportimi ditor llogaritet prej orës 00:00 deri në 24:00.

Tutje, Hoti ka treguar se pacientja në fjalë ka vdekur më 7 shtator në orën 03:45 pas mesnatës, dhe e njëjta raportohet sot pasi raporti i sotëm përfshin vdekjet brenda 24 orëve,

“Rastet e vdekjeve te datës 7 shtator, raportohen me 8 shtator në orën 15:00, sepse raportimi ditor përfshin periudhën e 24 orëshit paraprak prej orës 00:00-24:00. Pra, rastet e raportuara ditën e djeshme 7 shtator, janë rastet që kanë ndodhur dhe konfirmuar deri në ora 24:00 të ditës së hënë (6 shtator)”.

“Prej fillimit të pandemisë, rastet raportohen për 24 orëshin paraprak. Pacienti të cilit i referoheni, ka vdekur me 7 shtator, në ora 03:45 min, në Klinikën Infektive dhe i njëjti rast raportohet në raportin ditor që publikohet sot në ora 15:00. Pra, raporti i sotëm përfshinë  vdekjet e një dite me parë deri në ora 24:00”, tha Hoti për Insajderi.

22 vjeçarja më 31 gusht ishte pranuar në Spitalin e Gjilanit, ku kishte vazhduar trajtimin për Covid-19 deri më datën  03 shtator, pasi gjendja ishte rënduar ishte transferuar për në QKUK.

Kështu bërë të ditur në një prononcim për Gazetën Insajderi, Drejtori i Përgjithshëm i  Spitalit të Pejës, Arsim Emini.

Emini tha se 22 vjeçarja ishte prej pacientëve më të reja nga Covid-19 qe kishte pasur spitali i Gjilanit deri më tani, dhe se e njëjta nuk kishe sëmundje të tjera shoqëruese.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img