Filmi klasik i vitit 1997, “Titanik” do të kthehet në Netflix më 1 korrik, pas shpërthimit tragjik të nëndetëses Titan, e cila u nis në një udhëtim për të eksploruar mbytjen e famshme të anijes, ku humbën jetën 5 persona.
Filmi u largua nga platforma e transmetimit në gusht 2022 , por do rikthehet tani, kur nuk ka kaluar shumë kohë nga mbytja e nëndetëses.
Regjisori i filmit, James Cameron, foli për katastrofën e Titanit, duke thënë për BBC se ai “e ndjeu se një “ngjarje ekstreme katastrofike kishte ndodhur”.
Cameron, i cili është gjithashtu një eksplorues i detit të thellë, tha se ai ka parë rrënojat 33 herë.
Kujtojmë se nëndetësja Titan humbi kontaktin 1 orë e 45 minuta në udhëtimin e saj drejt rrënojave të Titanic dhe disa pjesë të saj u gjetën ditë më vonë. 5 persona ndërruan jetë, mes tyre edhe një 19-vjeçar.