0.7 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Vihet nën kontroll zjarri në Parkun e Biznesit në Drenas

Një zjarr i madh ka shpërthyer gjatë ditës së sotme në një fabrikë të plastikës, që gjendet në Parkun e Biznesit në Drenas.

Ekipe të shumta zjarrfikësish ishin mobilizuar edhe nga komunat e tjera për t’ju dalë në ndihmë kolegëve të tyre nga Drenasi.

Pas disa orësh “luftë” me flakët duket se gjërat kanë ndryshuar pozitivisht.

Zjarri në atë zonë është vënë nën kontroll.

Kështu deklaroi për Klankosova.tv komandanti i Zjarrfikësve të Drenasit, Afrim Gjeli.

“Zjarrin e kemi nën kontroll. Jemi duke e monitoruar situatën. Jemi me ekipet në terren”, tha ai.

“Po e lëmë të digjet edhe një pjesë të plastikës, pasi që edhe uji nuk ka edhe aq shumë efekt mbi to”, theksoi Gjeli.

Deri më tani përveç dëmeve materiale, nuk ka persona të lënduar nga ky rast.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img