4.4 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Buy now

spot_img

Vihet gurthemeli i shkollës nëntëvjeçare me modalitetin publiko-privat, Rama: Do të rritet cilësia në arsim

Në lagjen Veternik në kryeqytet kanë filluar punimet për ndërtimin e shkollës nëntëvjeçare me modalitetin publiko-privat me sipërfaqe prej 6.726 m², raporton Ekonomia Online.

Kryetari i Prishtinës Përparim Rama, pas vendosjes së gurthemelit, tha se me ndërtimin e kësaj do të rritet cilësia në arsim, do ta lehtësojë dukshëm barrën aktuale të mësimdhënësve në klasat e stërmbushura me nxënës, si dhe do ta reduktojë trafikun e ngarkuar prej lëvizjeve drejt qendrës së qytetit.

Ai ka njoftuar se ndërtimi i kësaj shkolle do të akomodojë mbi 1 080 nxënës të kësaj zone, në më shumë se 30 klasë dhe hapësira tjera rekreative, duke përfshirë parashkollorët e deri tek nxënësit e klasave të 9-ta.

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img