Libraria Dukagjini ka njoftuar përmes një postimi në Facebook se një person ka vjedhur arkën e bamirësisë të Shoqatës “Autizmi” e cila kishte qenë e vendosur brenda hapësirave të librarisë.
Ata kanë lutur qytetarët që nëse kanë informacione, apo e njohin personin në fotografi i cili ka vjedhur arkën me një shumë të konsiderueshme të të hollave të lajmëroj organet policore.
Libraria Dukagjini ka njoftuar se posedon edhe video gjatë kohës kur është kryer vjedhja, ndërkaq ato nuk janë publikuar për shkak të mbrojtjes së të dhënave.