Site icon PrishtinaPress

Vidhen para të gatshme dhe cigare në një market të magjistrales Prishtinë-Ferizaj

Një vjedhje ka ndodhur në një market në magjistralen Prishtinë-Ferizaj, ku tre persona, njëri me armë AK-47 dhe tjetri me një çekan kanë grabitur para të gatshme dhe një sasi të cigareve.

Rasti i vjedhjes ka ndodhur gjatë mbrëmjes së të dielës.

Në vend ngjarje kanë dalë njësitet përkatëse policore dhe ekipi mjekësor të cilët kanë trajtuar stafin e marketit të cilët ishin të shqetësuar.

Të dyshuarit janë larguar nga vendi i ngjarjes, teksa rasti është duke u hetuar nga njësitë relevante.

Exit mobile version