Një rast i vjedhjes së rëndë ka ndodhur në një xhami në Gjilan.
“Është raportuar se në objektin fetar (xhami) mungon një DRW-pajisje elektronike e kamerave të sigurisë. Dera e dhomës ku ka qenë e vendosur DRW ka qenë e mbyllur me qelës dhe e njëjta dyshohet se është hapur me forcë”, thuhet në njoftim e policisë, raporton Insjaderi.
Lidhur me rastin është njoftuar prokurori. Rasti po hetohet.