Lëvizja Vetëvendosje ka publikuar një video, ku e godet opozitën, derisa në fund të videos shfaqet Kurti duke thënë “me koordinim a pa koordinim?”.
Në video përmenden “Zajdenica”, liberalizimi i vizave, marrëveshja e Uashingtonit, marrëveshjet ndërkombëtare, zgjedhjet e reja në veri, inflacioni.
Kjo video vjen pasi PDK mori vendim për shkëputje të komunikimit me Kurtin dhe Osmanit, ndërsa LDK për bojkotim të mbledhjeve të kryesisë së Kuvendit.
Pas kësaj videoje ka reaguar deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili.
Ajo tha se e ka parashikuar se pushteti do të reagojë ndaj vendimit të LDK-së.
Postimi i plotë:
Më pyeti dikush dje: “A thu çka ka me qenë reagimi i pushtetit për iniciativën e LDK-së?”
I thash:
Sondazhe fake
Video propaganduese
Panikë
Më paska ikë mungesa e shijes/kreativitetit në video ????
#LDKvazhdojmë
Doarsa R. Kica