2.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Buy now

spot_img

Videoja erotike qarkulloi prej një jave, a u shantazhua Safet Gjici? Rrjedhin informacione sekrete

Ish- kryebashkiakun e Kukësit, Safet Gjici nuk do ta shpëtojë nga përballja me drejtësinë as dorëheqja dhe as shkarkimi nga qeveria.

Prokuroria e Posaçme që nisi hetimet kryesisht sapo u publikua në disa media online një video e ish-kryebashkiakut të Kukësit duke kryer marrëdhënie seksuale me një vajzë në zyrën e tij, pritet të marrë në pyetje Safet Gjicin.

Ndër të tjera SPAK ka kërkuar edhe dëshminë e vajzës që shfaqet ne video së bashku me Gjicin, për të cilën ka dyshime se ka qenë ajo vetë që ka realizuar filmimin përmes një kamere të fshehtë të vendosur në çantën e saj.

Skandali seksual po hetohet nga prokurorja Manjola Kajana, e cila ka nisur verifikimet për të parë përgjegjësinë penale të ish-kryebashkiakut në rastin konkret të shpërdorimit të detyrës, por edhe për të hetuar në lidhje me ndonjë kurth të ngritur ndaj tij për ta shantazhuar në këmbim të favoreve të tjera që mund të lidhen me detyrën e tij. Një pretendim të tillë e ngriti në mënyrë indirekte dhe vetë Safet Gjici në deklaratën e dorëheqjes shpërndarë në profilin e tij në Facebook, që pas skandalit vendosi të bllokojë komentet e qytetarëve në rrjet. Gjici tha se prej disa kohësh kishte lidhje intime me vajzën në fjalë, por foli për skenar politik nga kundërshtarët kur tha se e kanë futur në kurth dhe ai u tregua mendjelehtë të binte pre.

SPAK po heton për të zbuluar edhe personat e parë që kanë pasur në dorë videon dhe që e shpërndanë masivisht duke përfunduar e publikuar në disa media, por as në Report Tv e Shqiptarja.com që për arsye etike vendosën të mos e transmetojnë videon. Hetuesit po veprojnë të gjejnë dhe videon origjinale si dhe aparatin me të cilën është kryer filmimi.

Video që duket si filmim amator, mban datën 6 qershor, dhe dyshohet, siç pretendojnë disa burime të pakonfirmuara, që video të ketë qarkulluar prej një jave dhe  t’i jetë dërguar edhe ish-kryebashkiakut për ta shantazhuar përmes saj. Por nëse ka pasur apo jo dijeni se është filmuar duke kryer marrëdhënie në zyrë, përpara se video të shfaqej, kjo pritet të zbulohet kur vetë Safet Gjici të dëshmojë në SPAK.

Por deri tani – nga sa Report Tv mëson – nuk rezulton që Gjici të ketë bërë ndonjë kallëzim penal ndaj personave të tjerë që mund ta kenë shantazhuar me këtë video.

Për vajzën e videos, disa media online kanë shkruar shumë, duke nxjerrë edhe identitetin e pretenduar të saj. Disa e përshkruajnë agjente të SHISH të infiltruar në disa episode në një emision investigativ, e të tjera, thonë se vajza shfrytëzohet dhe mbrohet nga grupet kriminale për të krijuar marrëdhënie me persona të rëndësishëm, përfshirë politikanë, që më tej t’i vënë gjoba e t’i shantazhojnë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img