Site icon PrishtinaPress

VIDEO/Vërshime në Junik, rrezikon të dalë nga shtrati Ereniku

Nënkryetari i komunës së Junikut, Besart Tofaj ka thënë se për shkak të reshjeve të shiut niveli i ujit në lumin Erenik është rritur dhe sipas tij, rrezikon që të dalë nga shtrati.

Tofaj në një postim në rrjetin social “Facebook”, ka kërkuar nga qytetarët që të kenë kujdes për shkak të reshurave të dendura të shiut që kanë përfshirë Junikun.

Postimi i plotë:

Të dashur qytetarë të Junikut,

Ju lutemi për kujdes të shtuar për shkak të reshurave të dendura të shiut që kanë përfshirë Komunën tonë, e që ka bërë që niveli i ujit në Lumin Erenik të rritet e që pastaj rrezikon edhe të dal nga shtrati.

Krahas thirrjes për kujdes ju lutemi që në rast të ndonjë emergjence të lajmëroni Zjarrfiksat (193) apo edhe Policinë e Kosovës (192).

Kjo gjendje mund të vazhdoj edhe në ditën në vijim sepse sipas IHMK-së, zonat më të rrezikuara nga vërshimet janë në Dukagjin, qytetet Gjakovë, Junik, Deçan, Pejë, Istog, Klinë, Malishevë dhe Rahovec.

https://ihmk-rks.net/?page=1,40,66

Elbert Krasniqi  Hysen Durmishi/Prishtinapress/

Exit mobile version