-4.6 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

VIDEO| Sot mund të ketë qenë dita më e keqe për ushtrinë ruse në Ukrainë

Forcat Tokësore të Ukrainës thonë se e kanë shkatërruar një kolonë të automjeteve të atyre që vetëquhen “Tigrat rusë”.

“Në Kharkiv, ushtria ukrainase shkatërroi kolonën e Tigrave rusë”, thuhet në postimin e forcave ukrainase.

Sipas autoriteteve vendase, Kharkivi, qyteti i dytë më i madh në Ukrainë ku sot në mëngjes hynë runsët, është nën kontrollin e tyre.

“Armiku është demoralizuar. Hedhin pajisjet, dorëzohen para një grupi prej 5-10 vetash”, thuhet në një postim tjetër të forcave tokësore të Ukrainës

Kharkivi, me një popullsi prej rreth 1.4 milion qytetarësh, ndodhet më pak se 20 milje (32 kilometra) në jug të kufirit rus. Trupat ruse iu kishin afruar qytetit pothuajse menjëherë pasi pati filluar pushtimi të enjten.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img