Një skenë e paimagjinueshme është regjistruar gjatë fluturimit, kur një pasagjer në gjendje paniku ka goditur me thikë një stjuardesë dhe ka tentuar të hapë daljen e emergjencës. Terrorin e përjetuan pasagjerët e fluturimit të United Airlines nga Los Angeles në Boston.
Pasagjeri është penguar nga shokët e tij, të cilët janë vërsulur drejt tij dhe më pas është arrestuar, siç ka bërë të ditur Departamenti Amerikan i Drejtësisë.
Burri është 33-vjeçari Francisco Severo Torres, që shihet në video duke sulmuar një stjuardesë me lugë të thyer gjatë fluturimit. Sipas informacioneve ai ka arritur ta godasë tri herë në qafë.
Torres tha se më parë kishte shkuar në banjë dhe kishte thyer një lugë në gjysmë për ta përdorur si armë. Kur doli, siguroi daljen e emergjencës duke synuar të hidhej nga avioni. Një stjuardesë inspektoi derën dhe zbuloi se doreza e bllokimit ishte zhvendosur nga pozicioni i kyçur. Stjuardesa më pas siguroi derën dhe ia raportoi incidentin kapitenit dhe ekuipazhit të fluturimit.
Stjuardesa e njoftoi pilotin se Torres ishte një kërcënim dhe i kërkoi të ulej sa më shpejt të ishte e mundur. Pastaj Torres u ngrit nga vendi dhe iu afrua derës.
Më pas ai goditi stjuardesën që qëndronte në korridor pranë derës me lugën metalike të thyer.
Autori do të dalë para gjykatës të enjten dhe përballet me mundësinë e një gjobë prej 250 mijë dollarësh dhe një dënim me pesë vjet burg, me kusht deri në burgim të përjetshëm. United Airlines nuk raportoi të lënduar të tjerë në fluturim.