Një rrufe ra shumë pranë “Shtëpisë së Bardhë” një ditë më parë në SHBA.
Rrufeja ra në parkun “Lafayette” i cili ndodhet pranë selisë së qeverisë amerikane.
Si pasojë e rënies së rrufesë mbetën të plagosur 4 persona, dy burra dhe dy gra, të cilët ndodhen në spital në gjendje të rëndë shëndetësore.
Lidhur me ngjarjen janë publikuar edhe pamje nga momenti i rënies së rrufesë.