PrishtinaPress gjatë ditës së sotme raportoi për një rrahje mes disa personave e cila ndodhi pasditen e sotme në Prishtinë, më konkretisht në rrugën “Jakov Xoxa”.
Ngjarja ndodhi rreth orës 14:30 dhe konflikti kishte nisur pas një mosmarrëveshjeje në komunikacion.
Burime nga emergjenca treguan se nga përleshja mbetën të lënduar dy persona, të cilët kërkuan tretman mjekësor, ku njëri prej tyre ka marrë lëndime të rënda në fytyrë.
Video nga vendi i ngjarjes, i ndodhur sot pasdite: