Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Mal të Zi ku është takuar me Kryeministrin Dritan Abazoviq me të cilin zhvilloi një takim “kokë më kokë”.
Më pas do të ketë një drekë pune dhe takime mes dy delegacioneve e më pas konferencë për shtyp.
Pas kësaj Rama do të takohet edhe me Presidentin malazez, Jakov Milatoviç.
Pas Malit të Zi, kreu i qeverisë shqiptare do të zhvillojë një takim me presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiq, në orën 19:30. Turin ballkanik Rama do ta përmbyllë me një darkë pune më presidentin serb.