Site icon PrishtinaPress

(VIDEO) Policia e Kosovës ndalon djalin e Vuçiqit, ia largon bluzën me mesazhe provokuese

Djali i presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, Danilo Vuçiq, është ndaluar nga Policia e Kosovës gjatë qëndrimit të tij në Kosovë.

Bëhet me dije se Policia i ka hequr bluzën me mesazhe provokuese që ai mbante.

Pas përfundimit të ceremonisë e cila u mbajt në Graçanicë, RTV Dukagjini ka siguruar pamjet ku shihet se Policia e Kosovës ka ndalur veturat ku ishte djali i presidentit të Serbisë për t’ia larguar bluzën e cila mbante mbishkrime anti-Kosovë.

Exit mobile version