9.7 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Video/ Për ta bojkotuar mësimin, nxënësit ia vënë flakën shkollës në Prishtinë

Sot ka ndodhur një incident në shkollën e mesme “Shtjefën Gjeçovi” në Prishtinë, ku është djegur një derë e tualetit.

Kështu është pamundësuar mbajtja e mësimit në turnin e dytë.

Drejtori i kësaj shkolle, Blerim Gërvalla për Indeksonline konfirmon rastin derisa shton që dyshohet se kjo është bërë me qëllim për ta bojkotuar mësimin.

“Pasdite nxënesit kanë kërku me shku në toalet, dhe dyshohet se ia kanë vë flakën derës së banjos së plastikës. Dera u djeg, ka liru tym. Për me i humb dy-tri ore pasdite mos me i mbajt, e kanë bë këtë veprim. Me bojkotu mësimin.. Janë duke i identifiku nxënësit nga kamerat e sigurisë. Duhet të hetohet rast, të pergjigjen nxënësit, pasi u rreziku jeta e njerëzve. Nuk ka dëme tjera”, u shpreh ai.

Indeksonline ka siguruar pamje:

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img