Një turist i ri i paidentifikuar dëmtoi Koloseun e Romës duke gdhendur emrin e tij dhe të fejuarës në një nga muret e amfiteatrit me çelësa. Ai tani përballet me një gjobë prej të paktën 15,000 euro dhe deri në pesë vjet burg.
Disa persona të pranishëm kanë filmuar skenën, e cila ndoshta ka ndodhur më 23 qershor.
Videoja ka përfunduar në rrjetet sociale dhe ka alarmuar policinë.
“Një akt shumë i rëndë dhe jo dinjitoz dhe një shenjë e mungesës së mirësjelljes. Shpresoj që autori të identifikohet dhe të sanksionohet sipas ligjeve tona”, tha ministri i Kulturës Gennaro Sanđugliano.