Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj me rastin e Epopesë së Dukagjinit, nga Franca iu është drejtuar me një fjalë rasti qytetarëve të Kosovës.
Haradinaj ka thënë se e kujton betejën e Gllogjanit si fitore, shkruan Indeksonline.
“Familjar të dëshmorëve qytetar të Gllogjanit, Decanit, të dashur shqiptar kudo që jeni në trojet tona etnike e në mërgim e kujtojmë epopenë e Dukagjinit e kujtojmë betejën e Gllogjanit më 24 mars si fitoren tonë si dhe turpërinë e atyre që na kishin turpëru me vite e shekuj. Jemi krenar që atë ditë sic u dha edhe porosia nga komandanti ynë në Prekaz, Adem Jasharit dhe familja e tij do të qëndrojmë deri në lirinë tonë. Liria jonë erdhi me shumë mund”, ka thënë Haradinaj.
Shikojeni videon:
https://www.facebook.com/IndeksonlineOfficial/videos/1194988247265520/