Instagrami i Luiz Ejllit vijon të mbetet nëqendër të vëmendjes si pasojë e sulmeve të njëpasnjëshme. Dy ditë më parë, gjatë mesnatës, profili i Luiz Ejllit u zhduk nga Instagrami.
Duke qenë se kjo ishte e disata herë që profilet e tij hasen me probleme të tilla, fansat e këngëtarit duket se u shqetësuan.
Ditën e djeshme profili i tij u hap sërish, por reagimi i parë i Luizit erdhi pak caste më parë.
Përmes një videoje në Instastory, Luizi ju kërkon mbështetësve të tij të mos shqetësohen, pasi mbyllja e Instagramit erdhi si pasojë e ngarkesës. Në përfundim ai shprehet se tani gjithcka është në rregull dhe nuk rrezikon më mbylljen e profilit.