Mbrojtësi i Barcelonës Inigo Martinez, është përplasur me tifozët katalanas gjatë ditës së sotme. Martinez doli nga makina dhe u përball me disa prej tifozëve të cilët e kishin ofenduar atë teksa largohej nga qendra stërvitore.
Martinez u transferua në Barcelonë verën e kaluar si lojtar i lirë nga Athletic Bilbao. Por katalanasit nuk e regjistruan dot deri në fund të afatit kalimtar. Edhe pse duket se spanjolli do të largohet këtë sezon veror, Barcelona po përpiqet t’i gjejë një klub të ri.
Situata e krijuar ka shkaktuar këtë zemërim mes tifozëve dhe futbollistit.
32-vjeçari ndaloi veturën dhe u përball me tifozin i cili e kishte ofenduar vazhdimisht
“Kjo është hera e fundit që më ofendoni dhe më thoni budalla”, ishin fjalët që Martinez i tha tifozit. Ai madje e quajti atë edhe “idiot”.