-4.9 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

VIDEO | Kush ishin paraardhësit e Adem Demaçit në PPK ku ai u zgjodh kryetar?

Analisti i zhvillimeve politike dhe publicisti, Halil Matoshi ka qenë i ftuari i radhës në emisionin “FAKTE me Adnan MEROVCIN”, në KlanKosova ku u trajtuar veprimtaria e tij, kryesisht para çlirimit.

Në një kohë kur në Kosovë mbizotronte lufta për jetë, Matoshi së bashku me disa figura tjera merreshi me zhdukjen e analfabetizmit në Kosovë. Pastaj, më 1990, Matoshi arrestohet me arsyetimin nga Prokuroria e atëhershme, se ishte pjestarë në inskenimin e helmimeve.

Matoshi tha se pas këtij arrestimi ishte edhe një zbehje e aktivitetit, si shkas i presionit të madh që iu bëhej nga ish-sistemi, por duke mos e lënë anash edhe nevojën për informim. Ai shtoi se me Blerim Shalën ishin ndër ideatorët e një informimi më profesional, nga ku  buruan edhe idetë politike.

“Pas burgut erdhën ma morën pasaportën, prandaj unë shkova në njëfarë lloj azili politik në Ljubljan dhe u ktheva në vitin 1991. Kur jam kthy unë, prap e kam marr drejtimin si Ushtrues Detyre i Partisë Parlamentare, sepse e themeluam si parti”.

“Ndërkaq, kur u tërhoqëm krejtësisht me Blerimin dhe e morëm drejtimin e “Zërit”, praktikisht ka ardhë Bajram Kusumi së pari në Partinë Parlamentare, pastaj është fuzionu me grupacione tjera të ish-Lëvizjes, por edhe të tjerë. Ka ardhë edhe z.Demaçi aty, por ne praktikisht e kemi pushu, sepse boll na dilke politikë në gazetë çdo ditë”, tha ai.

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img