Dy javë më parë bota u trondit nga vdekja e 5 miliarderëve në fund të oqeanit pasi shpërtheu një nëndetëse. Por kjo nuk ishte hera e parë që Titan, kishte hasur probleme.
Një video e publikuar nga Daily mail tregon se si një operator humbi kontrollin e nëndetëses përpara se të fillonte të rrotullohej 360 gradë në një mision të mëparshëm.
Pesë pasagjerë ishin 300 metra nga rrënojat e Titanikut gjatë një misioni vitin e kaluar, kur piloti Scott Griffith tha ‘ne kemi një problem’ – fjalë që askush nuk dëshiron të dëgjojë në rreth 12.500 metra nën nivelin e detit.
Pamjet nga brenda nëndetëses, të filmuara si pjesë e një dokumentari të BBC-së të vitit 2022, tregojnë një ekip të shqetësuar duke dëgjuar Griffith-in teksa ai u thoshte se diçka nuk shkonte me shtytësit e Titanit.
Defekti teknik nënkuptonte se nëndetësja po rrotullohej në mënyrë të pakontrolluar, dhe nuk ishte në gjendje të lëvizte përpara dhe prapa.
Në dokumentarin, i cili është i disponueshëm për t’u parë vetëm jashtë SHBA-së, Griffith i shqetësuar u tha pasagjerëve: ‘Nuk e di se çfarë po ndodh, ndihem sikur… Nuk e di se çfarë po ndodh. Ka diçka që nuk shkon. Unë jam duke shtyrë dhe asgjë nuk po ndodh”.
Griffith shihet duke punuar në një kompjuter përpara se të pyeste ekuipazhin, i cili po shikonte nga e vetmja vrimë në nëntokë, nëse ai po rrotullohej.
Kur pasagjerja meksikane Reneta Rojas përgjigjet pozitivisht, Griffith thotë i panikosur: ‘Jam?’. Rojas përgjigjet: ‘Po, duket sikur po shkon në veri’.