1.4 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

Video kur piloti i Titan humbi kontrollin edhe në një mision të mëparshëm

Dy javë më parë bota u trondit nga vdekja e 5 miliarderëve në fund të oqeanit pasi shpërtheu një nëndetëse. Por kjo nuk ishte hera e parë që Titan, kishte hasur probleme.

Një video e publikuar nga Daily mail tregon se si një operator humbi kontrollin e nëndetëses përpara se të fillonte të rrotullohej 360 gradë në një mision të mëparshëm.

Pesë pasagjerë ishin 300 metra nga rrënojat e Titanikut gjatë një misioni vitin e kaluar, kur piloti Scott Griffith tha ‘ne kemi një problem’ – fjalë që askush nuk dëshiron të dëgjojë në rreth 12.500 metra nën nivelin e detit.

Pamjet nga brenda nëndetëses, të filmuara si pjesë e një dokumentari të BBC-së të vitit 2022, tregojnë një ekip të shqetësuar duke dëgjuar Griffith-in teksa ai u thoshte se diçka nuk shkonte me shtytësit e Titanit.

Defekti teknik nënkuptonte se nëndetësja po rrotullohej në mënyrë të pakontrolluar, dhe nuk ishte në gjendje të lëvizte përpara dhe prapa.

https://www.dailymail.co.uk/news/article-12267211/Heart-stopping-moment-Titan-mini-sub-starts-spinning-360-degrees-pilot-loses-control.html#v-3242661690828606982

Në dokumentarin, i cili është i disponueshëm për t’u parë vetëm jashtë SHBA-së, Griffith i shqetësuar u tha pasagjerëve: ‘Nuk e di se çfarë po ndodh, ndihem sikur… Nuk e di se çfarë po ndodh.  Ka diçka që nuk shkon. Unë jam duke shtyrë dhe asgjë nuk po ndodh”.

Griffith shihet duke punuar në një kompjuter përpara se të pyeste ekuipazhin, i cili po shikonte nga e vetmja vrimë në nëntokë, nëse ai po rrotullohej.

Kur pasagjerja meksikane Reneta Rojas përgjigjet pozitivisht, Griffith thotë i panikosur: ‘Jam?’. Rojas përgjigjet: ‘Po, duket sikur po shkon në veri’.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img