Ndeshja e boksit mes boksierit shqiptar Denis Nurja dhe kolumbianit Placido Ramirez, ka kaluar kufijte sportive për shkak të një gjesti te shemtuar të kolumbianit.
Në një moment kur Nurja ishte i dëmtuar dhe gjyqtari e ndali sfidën, Ramirez goditi pamendje Nurjen, duke i shkaktuar këtij të fundit një hutim të madh.
Megjithatë nëse Nurja e mori me sportivitet kështu nuk ishte për tifozët, mbështetësit dhe të afërmit e tij, të cilët u ngjitën në ring. Aty më pas nisën në seri goditjet ndaj kolumbianit, duke prodhuar një gjest shumë të shëmtuar. U desh ndërhyrja e forcave security, por edhe e policisë për të qetësuar situatën.
Edhe pse ishte ai që e pësoi, Nurja u bëri thirrje të gjithëve të ndalnin sulmet për Ramirez. Në fund boksierët dolën të përqafuar, ndërsa arbitrat vendosën që ndeshjen mos ta quanin.