1.5 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Video e momentit kur biznesmeni shqiptar vritet pasi puth fëmijën, snajperi godet njëherë dhe e lë përtokë

Është publikuar video e momentit të vrasjes së biznesmenit Kastriot Reçi, ngjarje e ndodhur paraditen e djeshme, në orën 10:55 minuta në qendër të qytetit të Rrëshenit.

Siç shihet në pamje, biznesmeni 47-vjeçar zbret nga një makinë tip “Mercedes Benz”, dhe afrohet tek një grua e cila ka përdore një fëmijë të mitur. Teksa përshëndetet me gruan, të cilën e puth në faqe, Reçi nis të puthë dhe të gëzojë fëmijën.

Në këtë moment, ai është qëlluar me snajper vetëm një herë dhe menjëherë ka rënë përtokë. Plumbi që sipas grupit hetimor e ka kapur në zemër, ka ardhur nga një largësi prej 150-200 metra, nga kati i shtatë i një pallat.

Në këtë kat, në banesën e Armando Gjinit, i njohur si Ushtari i Met Kananit, ndodhej vrasësi gjakftohtë. I maskuar si grua, me paruke dhe fustan, ai e vëzhgoi për gati 5 orë lokal “Mirdita” që shihni në këto pamje, në pronësi të biznesmenit, për të gjetur momentin e duhur për t’a vrarë.

Kjo ngjarje e rëndë, tipike mafioze, ka ndodhur në mes te ditës, shumë pranë Komisariatit të Policisë në Rrëshen, ndërsa kjo nuk e ka trembur ekzekutorin.

“Gruaja” snajper, zbriti qetësisht nga pallati dhe më pas u largua në këmbë, ndërsa paruken dhe fustanin, bashkë me një kapuç të zi sportiv i hodhi jashtë qytetit.

Ekzekutimi i Kastriot Reçit është e disata ngjarje kriminale që ndodh në Rrëshen në harkun kohor të 5 viteve. Kjo vrasje, dyshohet se ka si motiv hakmarrjen për shkak se Reçi ishte i dyshuar për të paktën dy vrasje, (Lexo këtu), por edhe prishjen e pazareve të drogës, pasi i vëllai i tij i vrarë në Itali, Gasper Reçi u vra më prill 2017, për këtë arsye.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img