6.3 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

VIDEO/ E frikshme në Korçë, uji vërshon në banesa, bllokohen të gjitha rrugët

Situatë e vështirë në fshatin Zëmblak të bashkisë Maliq, shirat e dendur kanë vërshuar drejt fshatit duke bllokuar rrugët, po ashtu uji ka hyrë edhe në banesa.

Në fjalën e tij, kryetari i bashkisë Maliq Gëzim Topçiu ka treguar se situata është nën kontroll, po ndërhyhet për të hapur rrugët e brendshme të fshatit, më pas do të shihen banesat e prekura.

Banorët e shqetësuar kanë treguar dëmet e mëdha që u janë shkaktuar, duke u shprehur se uji ka hyrë brenda banesave, ka dhe nga ata banorë që u është rrëzuar një pjesë e banesës (muret përreth), ndërsa apelojnë për ndihmë.

Kryebashkiaku Gëzim Topçiu: Akoma s’po kuptojmë gjë, reshje të shumta kanë bërë që të dalin gjithë përrenjtë e malit. Nuk e dimë ende situatën, shpresojmë të mos ketë dëme në kafshë, nuk e mendojmë ndonjëherë në njerëz, sepse situata është vënë nën kontroll, por themi se do ketë dëme materiale, uji mund të futet në shtëpi.

Ende nuk mund të japim një informacion të saktë, jemi duke futur mjetet, për të liruar rrugët.

Kanë qenë të rrezikuar, janë të shqetësuar për gjënë e gjallë.

Nuk është parë ndonjëherë një situatë e tillë.

Në Zëmblak, jemi bashkë me Emergjencat civile, shpresojmë ta stabilizojmë sa më shpejtë situatën.

Në fshatin Shamoll, reshjet e dendura kanë shkaktuar dëme të mëdha.

Nga videot e mbërritura në redaksinë e FaxNews mund të shihet se si rrjedha e ujit ka vërshuar drejt fshatit, një prurje shumë e madhe ku rrezikohen të mbyten 100 krerë.

Uji është futur në ambiente të ndryshme dhe në një stallë ku mbahen kafshë dhe bazë ushqimore për bagëti.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img