Një shpërthim i fortë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në lagjen numër 3 të Durrësit në shtëpinë e kreut të FSHF-së Armand Duka. Mësohet se lënda plasëse është hedhur nga një person i panjohur në hyrje të banesës private.
Nga shpërthimi nuk ka persona të lënduar. Në banesë ka qenë vetëm bashkëshortja e cila ka njoftuar më pas policinë.
Forcat e rendit kanë mbërritur në vendngjarje dhe ende nuk kanë dhënë një reagim zyrtar. Ngjarja vjen në kulmin e përplasjeve që Duka ka pasur me kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj.