Një aksident ka ndodhur në fshatin Ramjan të Komunës së Vitisë. Ky fshat është në përgjegjësi të Stacionit Policor-Gjilan.
Por, siç kanë treguar dëshmitaret për Insajderin, me këtë rast nuk u mor ky stacion.
Kenan Gashi, Drejtor Ekzekutiv ne OJQ AVONET ka thënë se për çudi me këtë rast u deshtë të merrej Regjioni i Ferizajt.
“Ani pse duhej të merrej regjioni i Gjilanit, me këtë rast u mor Stacioni në Ferizaj. Madje edhe ndihma e pare ka shkuar nga Spitali i Ferizajt“, ka thënë Gashi.
Insajderi sjell videon nga ky aksident në fshatin Ramjan, komuna e Vitisë.