Arturo Vidal do të largohet nga Bayern Munich në fund të këtij sezoni, për të kaluar në Premierligë
Transferimi i Leon Goretzka ka bërë që e ardhmja e mesfushorit Arturo Vidal të mos jetë e sigurt në Allianz Arena.
Lojtari e ka konfirmuar se do të qëndrojë deri në fund të këtij sezoni, duke mos përjashtua mundësinë e largimit gjatë verës.
Fillimisht flitej se Chelsea dhe Inter janë të interesuara për kilianin, por tashmë në garë ka hyrë edhe një skuadër tjetër e madhe.
Sipas Bild, Vidal po kërkohet me ngulm nga trajneri i Manchester Unitedit, Jose Mourinho, i cili pëlqen shumë lojën e tij.
Vidal ka kontratë me Bayernin deri në verën e vitit 2019.