Ja pra që fansat kishin të drejtë. Victoria Beckham e ka hequr vërtet tatuazhin që i kishte kushtuar burrit të saj David Beckham.
Muajin e kaluar, disa ndjekës sy shqiponjë vunë re se në kyçin e dorës i mungonte tatuazhi me inicialet e tij D.B.
Po fansat kishin të drejtë deri këtu. Arsyeja pastaj përse e ka hequr, nuk lidhet me nëj krizë në çift, siç u spekulua.
Victoria thotë se heqja e tatuazhit nuk kishte asnjë lidhje me marrëdhënien e tyre.
Victoria është në fakt në proces të heqjes së disa tatuazheve.
“Këto tatuazhe i kam bërë shumë, shumë kohë më parë. Dhe thjesht nuk janë më elegant”, tha Victoria në emisionin Today.
Ndërsa thotë se është ende një adhuruese e tatuazheve, sidomos e atyre që ka burri dhe djemtë, nuk mendon njësoj për tatuazhet e saj.
Ajo shton se ishin të mëdha, me vija të trasha dhe thjesht nuk dukeshin bukur./Prishtinapress/