Raportimet nga Nigeria kanë bërë me dije se Victor Osimhen është i etur që ta sigurojë transferimin tek Manchester United në janar, me Galatasarayn që do të paguhej mirë për ndërprerje të hershëm të huazimit.
Sulmuesi shtatgjatë bëri kalimin tek Galatasaray si huazim gjatë shtatorit, pasi transferimi i tij tek Chelsea dhe në Arabinë Saudite nuk u realizua.
Kishte gjithmonë një mundësi që situata e tij të vlerësohej sërish në janar, me Galatasarayn që do të fitonte rreth 10 milionë euro për ndërprerje të hershme të huazimit.
Sipas një raportimi nga ThePapers në Nigeri, Osimhen e ka vendosur që ta ketë Manchester United si aventurën e tij të radhës dhe tashmë ka pasur disa lëvizje në prapaskena për ta bërë këtë realitet.
Sportitalia sugjeron se Napoli ka një klauzolë për ta shitur sulmuesin në janar për 90 milionë euro, ku 10 milionë nga kjo shifër do t’i takonin Galatasarayt.
Ka pasur gjithashtu thashetheme se kjo klauzolë mund të jetë diku rreth 75 milionë euro për ta lejuar largimin e tij.
Kjo vjen pas raportimeve se trajneri i ri i Unitedit, Ruben Amorim, i ka premtuar Sporting Lisbonës se nuk do tentojë transferimin e Viktor Gyokeres në janar.
Osimhen ka shënuar 12 gola dhe ka dhuruar pesë asistime në 15 ndeshje zyrtare për Galatasaray deri më tani këtë sezon.