Vëzhguesi i LVV-së thotë se nipi i Fatmir Limajt e ka fyer atë sot në QNR

46
Advertisement

Valon Hoti nga Lëvizja Vetëvendosje ka thënë se nuk do të lejojnë që vota dhe vullneti i qytetarëve të tjetërsohet.

Advertisement

Përmes një shkrimi të bërë në Facebook, ai ka thënë se votën dhe vullnetin e shprehur më 6 tetor do ta ruajnë me çdo kusht, transmeton Telegrafi.

“Ata që kanë vjedhur deri tash Kosovën me tenderë, me afera korruptive, me kilentelë tash po duan të ndërhyjnë në vota që po ju duhen për mbijetesë politike. Populli i ka ndëshkuar dhe kjo e vërtetë nuk mund të mohohet”, ka shkruar ai.

Hoti po ashtu ka treguar se çfarë ka ndodhur sot në Qendrën për Numërime dhe Rezultate, ku u raportua për përleshje mes vëzhguesve të LVV-së dhe NISMË-s.

“Në këtë lloj presioni u gjenda edhe unë si vëzhgues me ç’rast nipi i Fatmir Limajt filloi të më fyej në baza familjare, dhe unë i reagova, mirëpo aty nuk pati asnjë konfrontim fizik. Tendenca për t’u viktimizuar vjen vetëm pasi po i njëjti po kërcënonte vëzhguesit e QNR-së”, ka pohuar ai.

Në fund të shkrimit, Hoti ka thënë se janë të vendosur që të mbrojnë cilëndo votë./Telegrafi/

PostAdssFotoja e reklamës