Rastet kur veturat parkohen në trotuare në kryeqytet janë të shpeshta.
E kjo i detyron qytetarët që të kalojnë nëpër rrugë.
Javën e fundit kanë dalë disa foto ku një qytetar me karrocë nuk ka se nga të kalojë nga parkimi i veturave dhe një grua me karrocë fëmijësh në lagjen Kodra e Trimave detyrohet të dalë në rrugë për të ecur përpara.
Situatë e njëjtë është parë ditë më parë edhe në rrugën “Tirana” ku një prind detyrohet të ecë nëpër rrugë pasi që një kamion ia kishte zënë trotuarin
E nga Komuna e Prishtinës thonë se përgjegjësinë për këtë e ka Policia e Kosovës
Ndërkaq nga Policia e Kosovës thonë se njësiti i trafikut është në vazhdimsi duke vepruar në ndëshkimin e shoferëve.
“Prej muajit janar 2023 e deri me sot, për këto kundërvajtje janë shqiptuar 12.127 gjoba”, thanë nga Policia e Kosovës për klankosova.tv.