Instituti amerikan i Sigurisë së Trafikut në Autostradë (IIHS) ka publikuar një studim që konfirmon se automjetet më vdekjeprurëse në rrugë janë thjesht makina të vogla.
Sipas rezultateve të tyre, “15 nga 20 modelet e makinave me vdekjet më të larta në aksidente rrugore për vitin 2017 ishin makina të vogla”.
Sipas të njëjtit studim, veturat e vogla kanë mesatarisht 82 vdekje për milion automjete, ndërsa në rastin e SUV-ve të mëdhenj niveli i vdekshmërisë është vetëm 15 për milionë automjete në vit.
Është interesante që VW Golf në rrugët amerikane është në grupin më të mirë pa vdekje të raportuara.
Një përjashtim tjetër pozitiv është Nissan Leaf me një rezultat po aq të mirë.
Nga ana tjetër, shumë më keq është Ford Fiesta (sedan) me 141 vdekje për milion automjete. Pasohet nga Hyundai Accent (116) dhe Chevrolet Sonic (98) dhe Nissan Versa Note (96).
Mesatarja totale për vitin 2017 është 36 vdekje për milion automjete. Kjo është 6 më shumë krahasuar me vitin 2014 dhe tetë më shumë krahasuar me vitin 2011.
IIHS thekson se automjetet e vogla do të përkeqësohen në të ardhmen, veçanërisht pasi po rritet popullariteti i SUV-ve të mëdhenj.