Disa vetura të policisë janë vërejtur sonte në autostradë, në afërsi të fshatit Bllacë të Suharekës.
Lexues të Klankosova.tv kanë dërguar pamje nga vendi i ngjarjes.
Nuk dihet ende nëse atje ka ndodhur diçka apo cila ishte arsyeja që forcat e rendit u panë atje.
Klankosova.tv ka pyetur në polici por deri në publikimin e lajmit nuk ka marrë përgjigje.