0.3 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Buy now

spot_img

Vetura shkeli vajzën 6-vjeçe në sheshin e Prishtinës, merret vendim për të dyshuarin

Një gjashtëvjeçare ka pësuar lëndime trupore pasi një veturë ka hyrë në sheshin “Nëna Terezë” në Prishtinë dhe e ka shkelë atë. Rastin e ka bërë të njohur babai i vajzës, i cili ka deklaruar se i dyshuari ka ikë nga vendi i ngjarjes. Por, Prokuroria Themelore e Prishtinës konfirmon për Gazetën Express ndalimin e të dyshuarit për 48 orë.

Në një përgjigje me shkrim për Gazetën Express, zëdhënësja e Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Laureta Ulaj tha se i dyshuari është ndaluar nën dyshimet për kryerjen e veprës penale “Mosdhënia e ndihmës personit të lënduar në fatkeqësinë e trafikut publik”.

“Me urdhër të prokurorit është ndaluar një person në kohëzgjatje prej 48 orësh, pasi dyshohet se ka kryer veprën penale “Mosdhënia e ndihmës personit të lënduar në fatkeqësinë e trafikut publik”, tha Ulaj për Express.

Prindi ka thënë se vajza e tij ka pësuar gërvishtje dhe ndrydhje, ndërsa emocionalisht është e shqetësuar.

Postimi i tij:

Sot ne mengjes, nje te diele te qete vikendi dola per te pire kafen e mengjesit ne sheshin e Prishtines me bashkeshorten dhe 2 femijet e mi (vajza Aria gjashte vjece dhe djali Arktiku shtate vjec).

Femijet me vete kishin edhe bicikletat e tyre, nje qytetar i kohes se paleolitit(egersire) rreth ores 09:40 hyn me nje veture BMW sheshit te Prishtines nga Hotel Swiss Diamond dhe del tek rruga e kafiterise Zanzi Bar meqe rast e godet vajzen time ne sheshin “Nena Tereze” dhe me nje shpejtesi te madhe ik nga vendi i ngjarjes.

Te gjithe ne mbetem te shokuar nga kjo ngjarje bizare. Cfare njeriu duhet te jesh te hysh ne shesh, te godasesh nje femije 6 vjec dhe aq me pak te ikesh nga vendi i ngjarjes.

Ekipet e Emergjences dhe Policise dolen ne vendin e ngjarjes. Vajza ka pesuar gervishtje dhe ndrydhje, ndersa emocionalisht eshte e shqetesuar.

Falenderoj qytetaret e pranishem per solidaritetin dhe ndihmen e ofruar, gjithashtu falenderim i vecant edhe per ekipin e emergjences.

PS. Ora tani eshte 17:44 ndersa dhunuesi, egersia, paleoliti as qe eshte interesuar te beje nje telefonate dhe te pyes per gjendjen e vajzes dhe gjendet ende ne arrati!

Ladies and Gentlemen, Welcome to Kosovo/Columbia/Mexico

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img