Një aksident ka ndodhur pak momente më parë.
Një veturë ka shkelur një vajzë në fshatin Gllamnik të Podujevës.
Sipas burimeve të IndeksOnline, vajza është e moshës 14-vjeçe.
Ndërsa, këtë e ka konfirmuar edhe Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Ahmeti për IndeksOnline tha se personi ka pësuar lëndime të rënda.
“Rreth orës 22:00 kemi marrë informatën për një aksident trafiku në fshatin Gllamnik të Podujevës, ku kanë qenë të përfshirë një automjet dhe një këmbësor. Në aksident lëndime të rënda ka pësuar këmbësori. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka thënë Ahmeti për IndeksOnline.