Një aksident i rëndë ka ndodhur në afërsi të qytetit të Galipolit, ku drejtuesi i një automjeti ka humbur kontrollin dhe për pasojë u përplas me një shtyllë në anë të autostradës.
Në mjet udhëtonte një familje, nëna, babai dhe djali i tyre. Për fat të keq, si pasojë e përplasjes së fortë kanë humbur jetën në vendin e ngjarjes nëna dhe djali, ndërsa babai ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.
Në aksident humbën jetën Gülsüm Öztürk dhe djali i saj Tevfik Öztürk, ndërsa babai i shoferit, Mustafa Öztürk, u lëndua rëndë.
Ndërkohë, në vendin e ngjarjes shkuan grupi hetimor dhe policia, të cilat nisën hetimet përkatëse, ndërsa dyshohet paraprakisht se shkak i aksidentit është bërë përgjumja e drejtuesit të mjetit./prishtinapress.net/