Tre persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti të ndodhur në orët e vona të së shtunës, te rrethrrotullimi në rrugën “Skënderbeu” në Suharekë, raporton Gazeta Sinjali.
Rastin e ka konfirmuar Shaqir Bytyqi, zëdhënës i Policisë për Rajonin e Prizrenit.
Ai ka deklaruar se aksidenti ka ndodhur pasi shoferi i automjetit nuk e kishte përshtatur shpejtësinë me kushtet e rrugës dhe ka humbur kontrollin e mjetit, duke goditur një shtëpi.