Një familje e cila udhëtonte me një makinë Mercedes Benz është aksidentuar pasi është përplasur me një kamion me targa të Kosovës në Rrugën e Kombit.
Për pasojë ka mbetur e plagosur L.M., bashkëshortja e personit që drejtonte Benzin, e cila është dërguar për mjekim në spitalin e Kukësit. Po ashtu dëmtime të lehta mori edhe vajza e saj 5 vjeçe, me inicialet A.M.
Personat e plagosur nuk janë në rrezik për jetën, ndërsa njëri prej tyre është dërguar në spitalin rajonal.
Aksidenti ndodhi në autostradën Kukës-Tuneli i Kalimashit, në “Fushë-Dukagjinit”. Automjeti tip “Benz” me drejtues Xh.M., banues në Kalimash, i cili po udhëtonte me familjen, është përplasur me një kamion me traga të Kosovës.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje ku po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.