Home Lajme Vetura me shpejtësi marramendëse hyn në barnatore, terrorizon qytetarët

Vetura me shpejtësi marramendëse hyn në barnatore, terrorizon qytetarët

Një aksident ka ndodhur para pak minutash, saktësisht në orën 21:20 minuta, në rrugën “Bajram Kelmendi” në Prishtinë.

Një veturë me shpejtësi marramendëse që po kalonte në lagjen Vellusha është përplasu në xhamin e një barnatoreje që gjendet në skaje të rrugës.

Nuk ka të lënduar nga ky aksident, mirëpo qytetarët që ishin në barnatore dhe jashtë saj janë terrorizuar nga shpejtësia e kësaj veture.

Policia është njoftuar për rastin teksa palët e përfshira në aksident janë në pritje.

Exit mobile version