3.8 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Buy now

spot_img

Vetura më e lirë elektrike nga Skoda do të kushtojë 25 mijë euro – në treg do të dalë në vitin 2025

Skoda prezantoi planet e saja të përditësuara të portfolios të saj, dhe kompania dëshiron që nga fundi i vitit 2026 të nxjerrë në shitje 6 vetura elektrike.

Portfolio e re e veturave elektrike do t’i mbulojë të gjitha segmentet e rëndësishme, duke filluar nga veturat e vogla e deri tek SUV-ja më e madhe me 7 ulëse e Skoda-s.

Vetura e parë e re elektrike do të dalë në treg gjatë vitit të ardhshëm, dhe do të jetë zëvendësuese për modelin aktual Karoq. Skoda konfirmoi se vetura e re elektrike do të quhet Elroq dhe do të ketë gjatësi prej 4.5 metrave, dhe kompania do ta tregtojë atë si “veturë familjare ideale urbane”. “Crossover-i” elektrik do të ketë një interier praktik me një hapësirë të madhe për të gjithë familjen, raporton Arena EV.  

Skoda’s cheapest EV will start from €25,000 and will launch in 2025

Vetura në radhë është ajo e cila që e ka pritur e gjithë Evropa. Vetura e vogël elektrike me çmim prej 25 mijë eurove e cila ende nuk ka marrë emrin e saj, do të ketë gjatësi prej 4.1 metrave, dhe do të jetë vetura e përkryer për rrugët e qytetit. SUV-ja “crossover” do të prodhohet në Spanjë, dhe do të jetë modeli ekuivalent me veturën e sapo prezantuar VW ID.2all. Vetura e tretë nga kjo treshe e vogël është Cupra UrbanRebel, e cila me siguri se do të jetë më e bukura prej tyre.

Skoda’s cheapest EV will start from €25,000 and will launch in 2025

Pas lansimit të veturës elektrike më të vogël në 2024, Skoda po planifikon një rifreskim të madh për Enyaq iV dhe Enyaq Coupe iV. Duket se kompania do të heqë emrin iV dhe automjetet do të kenë gjuhën e re të dizajnit Modern Solid që kompania prezantoi së fundmi. Janë hequr grilat e përparme dhe të dyja makinat duken shumë më sportive. Siç ndodh tani, makinat do të prodhohen në Republikën Çeke dhe pritet që ato të dalin në rrugë nga viti 2025.

Skoda’s cheapest EV will start from €25,000 and will launch in 2025

Viti 2026 është koha kur pritet të bëhet gjithçka interesante. Skoda do të sjellë në treg vagonin e parë elektrik, kompania e quan “Combi” dhe ka të ngjarë të jetë zëvendësuesi elektrik i Octavia-s. Skoda me këtë veturë tashmë synon përdoruesit familjar dhe ata biznesor. Vetura elektrike do të përdorë dizajnin e ri dhe nëse bazohemi tek imazhet e publikuara, ajo do të duket mjaft tërheqëse. Mund të themi me siguri se kjo është vetura e ardhshme e taksive evropiane.

Skoda’s cheapest EV will start from €25,000 and will launch in 2025

Pas lansimit të Combi, Skoda do të prezantojë SUV-ne e saj më të madhe elektrike. Ne kemi parë pamjet paraprake të kësaj veture elektrike kur kompania e prezantoi Vision 7S Concept. Me 4.9 metra gjatësi, sipas standardeve evropiane kjo do të jetë një SUV e madhe, dhe do të jetë një model i ri kryesor me një interier me 7 ulëse.

Skoda’s cheapest EV will start from €25,000 and will launch in 2025

Skoda po përshpejton kalimin e saj në një kompani të veturave elektrike, ajo dëshiron të investojë 5.6 miliardë euro deri në vitin 2027 në zhvillimin e modeleve të reja dhe objekteve të reja të prodhimit. Skoda Octavia do të mbetet automjeti i fundit me motor me djegie të brendshme që do të zëvendësohet vitin e ardhshëm me modele të tjera të zëvendësuara ngadalë nga veturat ekuivalente elektrike.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img