Policia e Kosovës ka njoftuar se një grua ka pësuar lëndime trupore pasi që është goditur nga një veturë.
Në raportin 24 orësh të policisë thuhet se rasti ka ndodhur në Gjilan ku thuhet se këmbësorja ishte goditur teksa vetura ishte në lëvizje nga një mashkull kosovar.
Bëhet e ditur se pas goditjes, viktima është dërguar në tretman mjekësor.
“Rr. Mulla Idrizi, Gjilan 20.09.2022-20:00 Lëndime trupore ka pësuar viktima femër kosovare –këmbësore pasi e njëjta është goditur nga një veturë në lëvizje të cilën e drejtonte i dyshuari mashkull kosovar. Viktima është dërguar në tretman mjekësor”, thuhet në njoftim./Prishtinapress/