Site icon PrishtinaPress

Vetura godet një 98-vjeçar në Prishtinë, dërgohet në gjendje të rëndë në spital

Aksidentet në trafik janë një ndër dukuritë më shqetësuese në vendin tonë. Ato zakonisht ndodhin për shkak të pakujdesisë së shoferëve që rrezikojnë të gjithë pjesëmarrësit tjerë në komunikacion, mosrespektimit të rregullave të trafikut e për shkak të shpejtësisë.

Si pasojë e shpërqendrimit dhe pakujdesisë të shoferëve, viktima në shumë raste janë edhe këmbësorët.

Një aksident trafiku ka ndodhur edhe dje në rrugën nacionale Mitrovicë – Prishtinë, saktësisht te rrethi i Ismetit, ku një veturë ka goditur një person të moshuar.

Viktima i cili është i moshës 98-vjeçare, ka marrë lëndime të rënda dhe i dyshuari e ka dërguar me urgjencë në Emergjencën e QKUK-së.

Burimet brenda QKUK-së bëjnë me dije se gjendja e të moshuarit është e rëndë, mirpo ai ndodhet jashtë rrezikut për jetë./PrishtinaPress/

Exit mobile version