Një veturë fluturuese e ndërtuar nga fabrika kineze e automjeteve elektrike Xpeng Inc. bëri fluturimin e parë publik në Emiratet e Bashkuara Arabe.
E gjithë kjo si pjesë e programit të kompanisë për të nxjerrë produktin në tregjet ndërkombëtare.
X2 është një aeroplan vertikal i ngritjes dhe uljes me dy vende (eVTOL) që ngrihet nga tetë helika – dy në çdo cep të automjetit.
“Ne po shkojmë hap pas hapi drejt tregut ndërkombëtar”, tha Minguan Qiu, menaxher i përgjithshëm i Xpeng Aeroht.
“Ne zgjodhëm Dubain për fluturimin e parë sepse është qyteti më inovativ në botë”, shpjegoi ai./Prishtinapress/