Limoni ka përdorim të gjerë në ushqimet tona. Atë e përdorim në çaj, në sallatë, në disa llojesh mishrash, në peshk etj. Por përveç se ai na shijon ka disa dobi kuruese.
Këto janë disa nga vetitë shëndetësore të limonit:
Ndihmon tretjen
Përziej disa prerje limoni me ujë dhe pijë këtë çdo mëngjes për të ndihmuar tretjen gjatë tërë ditës. Limoni stimulon mëlçinë dhe kjo ndihmon tretjen.
Gjakderdhja e hundës
Kjo djeg paksa, por lëngu i limonit në një tampon pambuku apo në një leckë të butë kur aplikohet në hundë që gjakon ndihmon që të ngadalësohet dhe eventualisht të ndalohet rrjedha e gjakut.
Kujdesi i gojës
Hedh pak lëng limoni në një shtupë pambuku dhe apliko në mishin e dhëmbëve që rrjedh gjak për të ndalur gjakderdhjen e mëtutjeshme. Limoni gjithashtu ndihmon që ti dhuroj gojës një ndjenjë freskie, lufton bakteret dhe ju mundëson të keni erë goje të freskët. Gjithashtu, kur aplikohet në dhëmb që dhemb ndihmon që të zvogëlojë dhimbjen./eo
Zvogëlon temperaturën
Ka dy mënyra që limoni mund të përdoret kur dëshirojmë të ulim temperaturën. Njëra është që të pish ujë me limon. E tjetra zgjedhje edhe mirë është të blini balsam limoni e më pas ta aplikosh në trup, kryesisht në ballë. Balsami nga limoni ndihmon trupin që të djersitet dhe nxjerr temperaturën me djersë, cilëndo temperaturë të shkaktuar nga cilado sëmundje.
Gjithashtu studime të ndryshme mjekësore kanë treguar se përdorimi në sasi të larta të vitaminës C ndihmon në luftë të shumë sëmundjeve serioze si kanceri dhe sëmundjet e zemrës e shumë të tjera.