Site icon PrishtinaPress

Vetëvritet nënkoloneli i FSK-së

Nënkoloneli i Forcës së Sigurisë së Kosovës, S.H është vetëvrarë ditën e sotme.

“Sot rreth orës 11:20, policia ka marrë informacionin se në një zonë malore ne fshatin Zjaqë të Mitrovicës, një person ishte vetë plagosur me armë. Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore”, tha zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitroviës, Avni Zahiti .

Zahiti tha së në vendin e ngjarjes është gjetur edhe arma.

“Në vendin e ngjarjes i plagosur nga arma është hasë viktima S.H., 48 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës, i cili është dërguar me emergjencë në Spitalin Rajonal të Mitrovicës, më pas është dërguar për tretman në QKUK. Në cilësi të provave materiale janë gjete dhe sekuestruar një armë e llojit Pistoletë dhe një gëzhojë. Ndërsa rreth orës 15:00, nga QKUK është raportuar se viktima S.H., ka vdekur. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në IML”, shtoi ai.

Ndryshe, rasti është iniciuar dhe po hetohet si vdekje e dyshimtë.

Exit mobile version