1.9 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Vetëvendosje: Zgjedhjet e 23 prillit do të mbahen

Zgjedhjet në veri të Kosovës në katër komunat me shumicë serbe të parapara të mbahen më 23 prill, sipas deputetit të Vetëvendosjes, Armend Muja do të mbahen.

Por, ai ka thënë se nëse rrezikohet integriteti i qytetarëve gjatë këtij procesi atëherë organet e rendit duhet ti identifikojnë personat dhe ndaj tyre të merren masa sipas ligjit dhe Kushtetutës.

“Sipas njoftimeve të mija zgjedhjet do të mbahen. E dyta në rast se ka sfida ndaj integritetit fizik apo qytetarët dhunohen në një formë ose tjetrën i bëjë thirrje organeve të rendit nga Policia dhe Prokuroria ti targetojnë ata si shkelës të ligjeve dhe Kushtetutës dhe të merret me ta sipas Ligjit”, ka thënë Muja.

Muja ka thënë se ka qenë dëshirë që në atë pjesë të ketë pluralizëm politik

“Dëshira jona ka qenë të ketë pluralizëm politik dhe që gjatë procesit mos të ketë sfida ndaj integriteti fizik siç ka qenë në të kaluarën edhe të kemi një shkoqitje të krimit të organizuar në veri nga subjektet që përfaqësojnë qytetarët. Këto janë tri prioritet”, ka thënë Muja.

Ai ka thënë se Lista Serbe nuk mori pjesë në zgjedhje pasi frikësohet se mund ta humbin mbështetjen e qytetarëve duke thënë se ata më nuk mund të jenë përcaktues për Kosovën.

“Ata që janë në listën e zezë të SHBA-së dhe që kanë qenë hisedar në krijimin e qeverive të Kosovës nuk mund të jenë përcaktues në shtetin e Kosovës. Lista Serbe nuk mori pjesë në zgjedhje sepse ata e kanë frikën se mund ta humbin mbështetjen e qytetarëve atje”, ka thënë Muja.

Ai është shprehur se shteti duhet të ofrojë gjitha kushtet KQZ-së që zgjedhjet në veri të mbahen./PrishtinaPress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img