-3.6 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Buy now

spot_img

Vetëvendosje tenton të shtrijë pushtetin edhe në Maqedoni, njohësi i politikës atje: S’ka shpresë se ‘dhezë’

Lëvizja Vetëvendosje, angazhimin e tyre përveç se në Kosovë e Shqipëri është duke tentuar ta shtrijë edhe në Maqedoninë e Veriut. Kryeministri Albin Kurti, që nga viti 2020, kishte bërë të ditur se pas Shqipërisë, LVV do të fillonte iniciativën për shtrirjen e saj edhe atje.

Mirëpo, nuk përjashtohet mundësia që një subjekt politik që del nga Lëvizja “Vetëvendosje” e Albin Kurtit të hyjë në garën zgjedhore në zgjedhjet e ardhshme parlamentare në Maqedoninë e Veriut.

Njohësi i politikës në Maqedoninë e Veriut, Fatos Rushiti ka bërë të ditur se ka zëra atje se LVV do të nisë veprimin në Maqedoninë e Veriut.

“Flitet për ca emra që kanë qenë aktiv si ekspertë e opinionistë në lëmin e ekonomisë. Për njerëzit që fliten nuk kanë një sfond të fortë opozitar apo që opinioni i njeh për kauza të forta politike”, ka thënë Rushiti.

Partitë shqiptare po shpërndahen në tre ose katër blloqe në Maqedoni të Veriut thotë ai me afrimin e zgjedhjeve të cilat pritet të mbahen në pranverën e vitit të ardhshëm.

“BDI si subjekti më i fortë politik që aktualisht është në pushtet, Aleanca për Shqiptarët si parti e dytë me 8 deputetë aktualisht duket se do të del e vetme ose eventualisht ne një nga partitë e reja politike Partia Demokratike Evropiane apo Partia Populli, ndërkaq blloku opozitar i formuar tashmë mes Lëvizjes Besa partisë Alternativa dhe Partisë më të re e dalë nga BDI Lëvizja Demokratike. Koha është shumë e shkurtër që LVV të forcohet tani në Maqedoni të Veriut dhe të hyjë në zgjedhje”, tha ai.

Sipas Rushitit, Lëvizja Vetëvendosje në Maqedoninë e Veriut nuk pritet se do të ketë rezultat të mirë duke pasur parasysh figurat që fliten se do t’i prijnë këtij subjekti politik.

“Kur marrim parasysh terrenin politik me 9 parti politike shqiptare dhe figurat që po fliten se do t’i prijnë LVV-së nuk japin shpresë se mund të “dhezë” kjo parti edhe në Maqedoni. Ml herët tek ne ka pasur elemente më radikale të veprimit politik por që në fund kanë përfunduar ose me burgosje ose me linçim politik. Tjetra elementet e forta radikale në terren ende kontrollohen nga lideri i BDI-së Ali Ahmeti dhe nuk pritet që të kalojnë në tabor tjetër politik”, ka thënë Rushiti për RTV Dukagjini.

Tutje ai ka theksuar se jo vetëm “LVV por, edhe ndonjë lëvizje tjetër progresiste që do të del me kauzë të fortë politike për të kërkuar barazi kushtetuese politike përtej Marrëveshjes së Ohrit do të ketë terren vetëm pas zgjedhjeve parlamentare e kjo i bjen në vjeshtën e vitit 2024”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img